Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE, UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ORGANIZOI SEMINARIM ME TEMË “NJERIU NJËDIMENSIONAL DHE SFIDAT E SHEKULLIT XXI” NË KUDËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË FILOZOFISË

Në datën 23 nëntor 2023 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Filozofisë, departamenti i Shkencave Sociale në Universitetin “Fan S. Noli” organizoi seminarim me temë “Njeriu njëdimensional dhe sfidat e shekullit XXI”.

Kjo veprimtari kishte për qëllim të vendoste në qendër reflektimin për njeriun në shoqërinë e sotme dhe dinamikat e zhvillimit të tij nën ndikimin e shumë faktorëve socialë, kulturorë, psikologjikë, historikë, ekonomikë, politikë etj.

Organizimi i ditës së Filozofisë është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme për departamentin e Shkencave Sociale, për për të nderuar reflektimet filozofike dhe për të inkurajuar njerëzit të ndajnë mendimet e tyre.

Këtë vit takimin e mirëpriti Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, Korçë dhe në të morën pjesë pedagogë e studentë, si dhe nxënës të gjimnazit “Themistokli Gërmenji”.

Leave a Reply