Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KANË ZHVILLUAR LEKSIONE ME STUDENTË TË DISA PREJ UNIVERSITETEVE MË TË NJOHURA TË RUMANISË E GREQISË NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS +

Në periudhën mars-prill 2022, në kuadër të programit Erasmus + pedagogë të fakulteteve të Universitetit ʺFan S. Noliʺ zhvilluan leksione me studentë të disa prej universiteteve më të njohura të Rumanisë e Greqisë me të cilat Universiteti ynë ka marrëveshje bashkëpunimi. Gjatë këtij mobiliteti pedagoget e departamentit të Gjuhëve të Huaja ishin në Universitetin Teknik të Cluj-Napoca me qendër në Baia Mare, Rumani. Dr. Edlira Xega, dr. Dorela Konomi dhe dr. Lorena Robo zhvilluan leksione me studentë të programit “Gjuhësi e Aplikuar” vit II dhe III, me qëllim promovimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e njohurive e përvojës së pedagogëve në drejtim të metodave të mësimdhënies në letërsi për fëmijë, në testimin e studentëve dhe në komunikimin ndërkulturor. Pedagoget, dr. Juliana Çyfeku e dr. Eriola Qfzezi zhvilluan disa leksione me studentë të Fakultetit të Letrave në lëndët “Aftësi komunikimi” dhe “Përkthim”, ndërsa pedagoget, dr. Olsa Pema e dr. Lindita Kaçani ishin me studentë të Fakultetit të Filologjisë për të cilët mbajtën disa leksione në lëndën  “Debat dhe argumentim”.

Po gjatë kësaj periudhe në mobilitet ishin edhe pedagogët, dr. Emil Frashëri, dr. Adelina Nexhipi dhe phd. Jordan Jorgji, të cilët zhvilluan leksione në Universitetin “Panteion”, Athinë në departamentin “Studime Ndërkombëtare, Evropiane, Rajonale” me studentë të programeve Bachelor dhe Master.

Pedagogët e Universiteti “Fan S. Noli” janë shprehur të kënaqur për mikpritjen e autoriteteve drejtuese dhe të kolegëve në këto universiteteve, të cilët i ftuan edhe në leksionet e tyre, gjë e cila sjell shkëmbim përvojash dhe forcim të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Ata diskutuan konkretisht për organizimin e veprimtarive të përbashkëta, si dhe për mobilitete të studentëve nga Rumunia e Greqia, të cilët shprehën dëshirën të vijnë në Universitetin “Fan S. Noli”.

Vetëm gjatë këtij viti akademik nga Universiteti “Fan S. Noli” kanë shkuar me mobilitete në disa nga universitet më të njohura të Bullgarisë, Rumanisë e Greqisë rreth 25 pedagogë e studentë. 

Leave a Reply