NJOFTIM PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MASTER I SHKENCAVE” NË “STATISTIKË E APLIKUAR”

Bazuar në urdhërin nr. 261, dt. 31.5.2024 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Universiteti “Fan S. Noli” njofton hapjen e programit të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Statistikë e Aplikuar”

Programi “Master i Shkencave” në “Statistikë e Aplikuar” zhvillohet me kohëzgjatje 2 vite akademike (4 semestra), në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.

Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Master i Shkencave” në “Statistikë e Aplikuar” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane.

Ky program studimi ofron mundësinë për të punuar në disa fusha si:

  • Ekspertë në fushën e statistikave zyrtare në çdo fushë si: sociale, makroekonomike, demografike, mjedisore, etj;
  • Konsulentë për treguesit statistikorë, si ti përdorin dhe ti interpretojnë ato për hartimin e politikave, strategjive dhe implementimin e tyre në praktikë;
  • Ekspertë të aplikimit të modeleve statistikore, metodologjive standarde dhe praktikave më të mira për prodhimin e statistikave zyrtare;
  • Analistë të bazave të të dhënave statistikore;
  • Menaxherë projektesh në fushën e statistikave;
  • Ekspertë në aplikimin e teknikave statistikore në prodhimin dhe përpunimin e indikatorëve statistikorë, hartues të modeleve ekonometrike etj;

Dezinjues të produkteve statistikore, menaxhues projekte kërkimi shkencor.

Ftojmë të gjithë të interesuarit e tjerë të aplikojnë në këtë program të ri studimi!

Previous Post
“100 VJETORI I REVOLUCIONIT TË QERSHORIT SIPAS TË PËRKOHSHMËVE “GAZET E KORÇËS” DHE “SHQIPTARI I AMERIKËS” (qershor 1924- dhejtor 1924)
Next Post
“EKSPLORIMI I METODAVE TË REJA BASHKËKOHORE PËR STUDIMIN E RENDIT LEPIDOPTERA SI RAST STUDIMOR DUKE PËRDORUR METODËN MRR (MARK-RELEASE-RECAPTURE)”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right