Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIM PËR BURSA STUDIMI NË HUNGARI, VITI AKADEMIK 2021-2022

Në zbatim të programit të bashkëpunimit me Hungarinë në fushën e arsimit dhe shkencës, Qeveria e Hungarisë, përmes Fondacionit Publik Tempus (Tempus Public Foundation), për vitin akademik 2021-2022, shpall programin e bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum” për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pranë universiteteve publike të Hungarisë. Programet e studimit të ofruara nga pala hungareze përfshijnë studime universitare, pasuniversitare të plota/të pjesshme (për një periudhë 1-vjeçare, dy semestra) në fushën e kërkimit pranë institucioneve të arsimit të lartë ose të kërkimit të Hungarisë, sipas kategorive të ndara si më poshtë:

– Studime me kohë të pjesshme në nivelin Bachelor / Master / doktoraturë (1-2 semestra).

– Studime të plota në nivelin Bachelor (6-8 semestra) / Master (3-4 semestra/ Master i integruar (one-tier master’s programmes) sipas programeve të studimit që ofrohen vetëm për Shqipërinë.

– Kurse përgatitore dhe specializimi me kohë të plotë (deri në 1 vit).

Programet e studimit ofrohen kryesisht në gjuhët angleze dhe hungareze, por edhe në gjuhët gjermane ose frënge.

Afati i fundit i aplikimit online në faqen web të Fondacionit Publik Tempus për këto bursa studimi është data 15 janar 2021 www.apply.stipendiumhungaricum.hu

Për informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit për bursat e ofruara nga qeveria hungareze klikoni linkun:

https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/11/Njoftim_bursat-hungareze_Stipendium-Hungaricum-TPF_nentor-2020.pdf

 

Leave a Reply