Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR MATURANTËT

FILLOI RAUNDI I TRETË I APLIKIMEVE PËR PROGRAMET E STUDIMIT NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”

Mbështetur në Udhëzimin nr. 32, datë 5.10. 2018 të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju njoftojmë se:

maturantët që nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë dhe në raundin e dytë, të cilët kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe plotësojnë kriterin e notës mesatare (për programet e mësuesisë me mesatare mbi shtatë, për programet e tjera “bachelor” me mesatare mbi gjashtë, për programet 2-vjeçare profesionale nuk ka kriter të notës mesatare),  mund të bëhen pjesë e raundit të tretë, pasi të kenë aplikuar në portalin U-Albania (pranë shkollave ku kanë mbaruar maturën)

HAPAT QË NDIQEN PËR APLIKIM NË PORTALIN U-ALBANIA:

  1. Përdoret numri personal dhe ID e maturës shtetërore për identifikimin në portal;
  2. Printohet fatura e pagesës për aplikim;
  3. Kryhet pagesa në Postën Shqiptare ose bankat e nivelit të dytë;
  4. Konfirmohet pagesa nga mësuesi juaj në shkollën e mesme;
  5. Plotësohet aplikimi (A3)
  6. Konfirmohet aplikimi.

VIDEO SI TË APLIKONI
https://ualbania.arsimi.gov.al/Content/Images/video_a2.mp4

Pasi të kryhet aplikimi në portalin U-Albania, brenda datës 18 tetor 2018, maturanti depoziton pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në Universitetin “Fan S. Noli” kërkesën për programin e studimit ku do të studiojë.

REKTORATI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

 

Leave a Reply