Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“NEXT GENERATION IOT”- SEMINAR SHKENCOR NDËRKOMBËTAR ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I INFORMATIKËS, UNIKO NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E MAQEDONISË PERËNDIMORE, GREQI DHE KOLEGJIN UNIVERSITAR “LOGOS”

Në datën 29 prill 2021, Departamenti i Informatikës, organizoi Seminarin Shkencor me temë: “Next Generation Internet of Things”, në mjediset e amfiteatrit të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane. Në këtë veprimtari, e cila zhvillohet në kuadër të 50-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, morën pjesë drejtues të Universitetit dhe Fakultetit, pedagogë, përfaqësues të DAR, Korçë, studentë dhe nxënës të shkollës së mesme profesionale të Teknologjisë së Informaciont dhe Komunikimit  “Fan Noli”, Korçë, si dhe të ftuar të tjerë.

Sipas përgjegjësit të Departamentit të Informatikës, dr. Rafail Prodani veprimtaria u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin e Maqedonisë Perëndimore, Greqi dhe Kolegjin Universitar “Logos”, më të cilët UNIKO ka bashkëpunim. Ky sesion shkencor ndërkombëtar sipas Prodanit ka për qëllim shkëmbimin e njohurive dhe arritjeve shkencor në Internet of Thinks.  Në të, një vëmendje të veçantë mori edhe prezantimi i disa punimeve studimore të studentëve të programit të studimit “Master profesional” në “Sistemet moderne të telekomunikacionit dhe teknologjitë e internetit”.

Dekania e Fakultetit, prof. as. dr. Sonela Stillo i uroi suksese punimeve të këtij sesioni shkencor, ndërsa më pas të pranishmit ndoqën online referimet e profesorëve të univeristeteve pjesëmarrëse.

Veprimtaria u zhvillua në zbatim të plotë të protokollit për masat mbrojtëse ndaj COVID-19 të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply