Në kuadër të prjektit “Bologna Hub Peer Support” në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvilluan trajnime për stafin akademik dhe ndihmësakademik.
Në modulin e parë, i cili kishte në fokus Sigurimin e Cilësisë ishin të pranishëm zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, staf nga drejtoria e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, si dhe anëtarët e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.
Moduli i dytë kishte në qendër ndërkombëtarizimin dhe në të morën pjesë zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, staf nga drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, si dhe zëvendësdekanët e Fakulteteve.
Ligjërues ishin ekspertët, prof. Melita Kovacevic nga Universiteti i Zagreb-it dhe prof. Francisco Guillen Grima nga Universiteti i Navarës.
Disa nga temat e trajtuara gjatë trajnimit ishin:
“Qasjet inovatore për të mësuarit dhe mësimdhënien”, “Rezultatet e të nxënit”, “Ndërkombëtarizimi dhe mobilitetet” etj.