Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“MË TË MIRËT E SPORTIT 2023”- UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” U NDERUA ME CERTIFIKATË MIRËNJOHJEJE PËR PËRFAQËSIMIN DINJITOZ NË KAMPIONATET KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR

Në datën 21 janr 2024, Universiteti “Fan S. Noli” u vlerësua dhe u nderua me Certifikatë Mirënjohjeje në Mbrëmjen Gala: “Më të mirët e sportit 2023”.

Certifikata iu dha Universitetit “Fan S. Noli” në kuadër të Programit të Sportit Universitar me këtë motivacion: “Për përfaqësimin dinjitoz në kampionatet kombëtare dhe ndërkombëtare të sportit Universitar në disiplina të ndryshme”.

Veprimtaria u organizua nga RTSH-Korça në mjediset e teatrit “Andon Zako Çajupi” dhe në të u nderuan me certifikata mirënjohjeje 40 sportistë nga i gjithë qarku i Korçës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në disiplina të ndryshme.

Organizimi i këtij eventi madhështor pritet të kthehet në një traditë të përvitshme.

Leave a Reply