Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “ADMINISTRIM DHE POLITIKA SOCIALE” VIZITUAN QENDRËN REZIDENCIALE TË ZHVILLIMIT, KORÇË

Në datën 20 janar 2024 në kuadër të modulit “Bazat e shërbimit social” studentët e vitit të dytë të programit të studimit “Administrim dhe politika sociale” vizituan Qendrën Rezidenciale të Zhvillimit, Korçë.

Sipas pedagoges, dr. Viola Dolani studentët u njohën me shërbimet që ofron kjo qendër, vështirësitë dhe sfidat me të cilat punonjësit përballen çdo ditë.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite studnetët diskutuan me stafin për veprimtari ndërgjegjësimi për komunitetin dhe të rinjtë në veçanti, për qasjen që duhet të kultivojnë për personat me aftësi të kufizuara.

Leave a Reply