KONFERENCA ME FOKUS INOVACIONIN, SIPËRMARRJEN DHE SPECIALIZIMIN SMART PËRMBYLLI PROJEKTIN ERASMUS+ CBHE SMART – SMART INNOVATION FOR NEXT GENERATION

Në datën 3 tetor 2025 në Universitetin e Donja Gorica, Podgoricë u zhvillua Konferenca përmbyllëse e projektit Erasmus+ CBHE SMART – SMART Innovation for Next Generation, me fokus inovacionin, sipërmarrjen dhe specializimin SMART, si nxitës kryesorë të zhvillimit të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.

I financuar nga Bashkimi Evropian, projekti SMART promovon krijimin e Qendrave të Inovacionit në të gjithë rajonin për të forcuar të menduarit inovativ dhe sipërmarrës, dhe për të nxitur një mjedis që mbështet rritjen inteligjente, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Konferenca mblodhi së bashku përfaqësues nga akademia, biznesi dhe politika së bashku me inovatorë dhe sipërmarrës të rinj, të cilët shkëmbyen përvoja, praktikat më të mira dhe ide që synojnë transformimin e strategjive në veprime konkrete.

Dy diskutime dinamike në panel eksploruan hapësirat se si, specializimi inteligjent mund të formësojë të ardhmen e rajonit dhe të përshpejtojë integrimin rajonal.

 

Postimi i Mëparshëm
BASHKËPUNIMI-NJË GRUP NXËNËSISH TË SHKOLLËS SË MESME TË BASHKUAR “DËSHMORËT E POJSKËS”, UDËNISHT VIZITUAN UNIKO
Postimi Pasues
FORCOJMË PARTNERITETIN- TAKIM FRYMËZUES MES ENERGJISË, VIZIONIT DHE MUNDËSIVE