Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“KOMUNIKIMI PUBLIK, MEDIA DHE ÇËSHTJE TË KULTURËS SË GJUHËS” ISHTE TEMA E WORKSHOP-IT TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE I LETËRSISË NË KUADËR TË JAVËS SË DREJTSHKRIMIT

Në datën 3 nëntor 2022, Departamenti i gjuhës dhe i letërsisë organizoi workshop-in “Komunikimi publik, media dhe çështje të kulturës së gjuhës” në kuadër të javës së drejtshkrimit. Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të mediave rajonale dhe kombëtare, punonjës të administratës, pedagogë e studentë. Përgjegjësja e Departamentit, prof. as. dr. Anyla Saraçi në hyrje të këtij takimi nënvizoi rëndësinë që ka ndërgjegjësimi për çështjet e kulturës në veprimtarinë mediatike dhe administrative, ndërsa pedagoget, prof. as. dr. Elona Çeçe dhe dr. Hysnie Haxhillari u ndalën gjerësisht në redaktimi, çështje të teriminologjisë dhe metodikës së punës; kultura e gjuhës në median e shkruar dhe të folur, dokumenti zyrtar dhe probleme të formulimit sintaksor të tij etj.

Më pas, pjesëmarrësit diskutuan për raste konkrete nga puna e tyre e përditshme për respektimin e gjuhës standarde në veprimtarinë mediatike dhe në atë administrative.  

Leave a Reply