KOMISIONI QËNDROR I ZGJEDHJEVE SHQIPËRI DHE PREZENCA E OSBE-SË NË TIRANË ZHVILLUAN NJË BASHKËBISEDIM ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN. S. NOLI”, NË KUADËR TË PROGAMIT TË EDUKIMIT, INFORMIMIT DHE NDËRGJEGJËSIMIT TË TË RINJVE PËR PROCESET ZGJEDHORE

Në datën 8 maj 2024, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve Shqipëri dhe Prezenca e OSBE-së në Tiranë para disa ditësh zhvilluan një bashkëbisedim me studentë të programeve të studimit Bachelor dhe Master i Shkencave të Universitetit “Fan. S. Noli”, në kuadër të progamit të edukimit, informimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve për proceset zgjedhore.

Interes treguan studentët për mënyrën e funksionimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, organizimin e zgjedhjeve, ndërsa sollën përvojën e tyre dhe problematikat që hasin në procesin zgjedhor.

Interes treguan studentët edhe për tema si: teknologjitë e reja zgjedhore siç është identifikimi elektronik dhe votimi apo numërimi elektronik, si dhe pasojat ligjore të veprave penale që cënojnë integritetin e zgjedhjeve, tregon një angazhim të thellë dhe dëshirën për të qenë pjesëmarrës aktivë në proceset demokratike të vendit. Studentët shfaqen interes edhe për mënyrat e marrjes së informacionit zgjedhor dhe për përfshirjen e tyre në zgjedhje.

Gjithashtu nëpërmjet këtij takimi studentët u njohën me programin e trajnimeve të KQZ dhe thirrjet e ndryshme që KQZ publikon. Studentët që kanë një diplomë Bachelor kanë mundësinë të aplikojnë në platformat dhe aplikacionet e publikuara nga KQZ për t’u bërë pjesëmarrës aktiv në organizimin e procesit zgjedhor.

Previous Post
BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL DHE KONKRETISHT AKADEMIA VERORE 2024 ISHIN NË QENDËR TË NJË TAKIMI QË U ZHVILLUA MIDIS DISA STUDENTEVE PJESËMARRËSE NË TË DHE DREJTUESVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” E UNIVERSITETIT “FEHMI AGANI”, GJAKOVË
Next Post
MARKETINGU DIXHITAL ISHTE NË FOKUS TË DITËS SË HAPUR QË ORGANIZOI ME STUDENTËT FAKULTETI I EKONOMISË DHE BASHKIA KORÇË