Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL DHE KONKRETISHT AKADEMIA VERORE 2024 ISHIN NË QENDËR TË NJË TAKIMI QË U ZHVILLUA MIDIS DISA STUDENTEVE PJESËMARRËSE NË TË DHE DREJTUESVE TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” E UNIVERSITETIT “FEHMI AGANI”, GJAKOVË

Në datën 17 maj 2024 një grup studentesh të Universitetit “Fehmi Agani”, Gjakovë së bashku me dekanen e Fakultetit Filologjik, prof. dr. Sindorela Doli Kryeziu ishin në Universitetin “Fan S. Noli”, ku u pritën në takim nga zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe administratori, z. Petrika Petro.

Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe konkretisht Akademia Verore në të cilën studentet morën pjesë ishin në qendër të bisedës mes tyre.

Grupi i studenteve nga Kosova që studiojnë në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Filologjisë dhe në atë të Shkencave Sociale e vlerësuan këtë shkollë verore si një përvojë shumë të mire. “Kjo Akademi na krijoi mundësinë të njohim Universitetin dhe qytetin e Korçës, po ashtu të njihnim edhe studentë të universiteteve nga Bullgaria e Greqia me të cilët shkëmbyem përvojat tona studentore”.

Falënderime u përcollën edhe nga dekania e Fakultetit Filologjik, prof. dr. Sindorela Doli Kryeziu për bashkëpunimin e deritanishëm midis dy universiteteve dhe në veçanti për mundësitë që u krijohen studentëve me veprimtari të tilla, ku ata jo vetëm fitojnë njohuri, por edhe përjetojnë përvoja të veçanta.

Leave a Reply