AKKSHI- Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe të Zhvillimit (PKKZH) 2023
Drejtues i projektit: Dr. Dorjan Marku
Departamenti i Agrobiznesit, Fakulteti i Bujqësisë
Kohëzgjatja e projektit: 6 muaj
Përshkrimi i projektit:
Qëllimi i projektit kërkimor është të identifikojë faktorët kryesorë që ndikojnë në zbatimin e “ekonomisë rrethore” në fermat blegtorale në Shqipëri, të ofrojë njouhri të reja mbi fermerët, sipërmarrjet bujqësore dhe të japë rekomandime për institucionet publike.
Objektivat e projektit:
Objektivi i përgjithshëm
- Identifikimi i faktorëve që ndikojnë perceptimin e fermerëve për implementimin e “ekonomisë rrethore” në fermat blegtorale;
Objektiva specifikë:
- Adresimi i sfidave me të cilat përballen fermerët e angazhuar në sektorin blegtoral;
- Të gjenerojë gjetje dhe rekomandime për politika adekuate në mbështetje të fermave blegtorale si instrumenta për zhvillimin e zonave rurale;
- Përforcimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve të interesit, shoqërisë civile dhe institucioneve lokale dhe qëndrore;