HAPET PROGRAMI I RI I STUDIMIT NË CIKLIN E DYTË “MASTER PROFESIONAL” NË “MËSUESI PËR ARSIMIN SPECIAL”

Vitit akademik 2025-2026 Bazuar në urdhërin nr. 432, dt. 4.9.2025 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në Universitetin “Fan S. Noli” hapet programi i ri i studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në “Mësuesi për Arsimin Special” në Departamentin e Edukimit, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë.

Programi “Master Profesional” në “Mësuesi për Arsimin Special” zhvillohet me kohëzgjatje 2 vite akademike (4 semestra), në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.

Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Master Profesional” në “Mësuesi për Arsimin Special” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë.

Fusha e gjerë që mbulon ky specialitet, krijon një gamë të gjerë specialistësh në varësi të përshkrimit të përgjithshëm të grupit të profesioneve, bazuar në Listën Kombëtare të Profesioneve

Në përfundim të këtij cikli studimesh, studenti do të jetë i gatshëm për t’u integruar në tregun e punës si profesionist i aftë si në shërbime publike ashtu edhe në ato private, qendra zhvillimi për fëmijët me nevoja të veçanta, qendrat e rehabilitimit, institucionet arsimore të specializuara dhe të gjithë sistemin arsimor.

 

 

Postimi i Mëparshëm
HAPEN APLIKIMET PËR PRANIMET NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026
Postimi Pasues
HAPET PROGRAMI I RI I STUDIMIT NË CIKLIN E DYTË “MASTER I SHKENCAVE” NË “SHKENCA BUJQËSORE”