HAPEN APLIKIMET PËR PRANIMET NË PROGRAMET E STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE” PËR VITIN AKADEMIK 2025-2026

 

  • PROGRAMET MASTER PROFESIONAL QË OFRON UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

(www.unkorce.edu.al/archive/unkorce_programet/index_shqip.php?tipi=mp )

  • PROGRAMET MASTER I SHKENCAVE QË OFRON UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”

(www.unkorce.edu.al/archive/unkorce_programet/index_shqip.php?tipi=msh )

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse të vlefshme në Republikën e Shqipërisë, në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licencuar në momentin e regjistrimit të studentit, dhe akredituar në momentin e diplomimit të studentit, ose, janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë, të akredituar. Në rast pranimi kandidati është i detyruar të kryejë njësimin e diplomës pranë QSHA-së.

Kandidati paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. a) Diplomë e ciklit të parë të studimeve, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Diplomë e ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës;
  2. b) Diplomën e Maturës Shtetërore ose Dëftesën e Pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga institucioni përkatës arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar (DRAP/ZVAP).
  3. c) Formularin e aplikimit,

ç) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);

  1. d) Dy fotografi personale
  2. dh) Mandatpagesën e regjistrimit

 

*Aplikimet kryhen pranë sektorit të sekretarisë mësimore (KATI I Fakulteti i Ekonomisë)

AFATI I FUNDIT I APLIKIMIT ËSHTË DATA 3 TETOR 2022

SUKSESE !

Postimi i Mëparshëm
NJOFTIM PËR DY VENDE TË LIRA PUNE NË INSTITUCIONIN E EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE, (IEVP) KORÇË
Postimi Pasues
HAPET PROGRAMI I RI I STUDIMIT NË CIKLIN E DYTË “MASTER PROFESIONAL” NË “MËSUESI PËR ARSIMIN SPECIAL”