HAPET PROGRAMI I RI I STUDIMIT NË CIKLIN E DYTË “MASTER I SHKENCAVE” NË “SHKENCA BUJQËSORE”

Vitit akademik 2025-2026 Bazuar në urdhërin nr. 433, dt. 4.9.2025 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Universiteti “Fan S. Noli” njofton hapjen e programit të studimit të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Shkenca Bujqësore”.

Programi “Master i Shkencave” në “Shkenca Bujqësore” zhvillohet me kohëzgjatje 2 vite akademike (4 semestra), në gjuhën shqipe, me formë studimi me kohë të plotë.

Në përfundim të këtij programi studimi lëshohet diplomë “Master i Shkencave” në “Master i Shkencave” në Fakultetin e Bujqësisë.

Ky program studimi ofron mundësinë për të punuar në disa fusha si:

  • Mësimdhënës/Asistent pedagog në fushën e shkencave bujqësore;
  • Kërkues shkencor në fushën e bujqësisë pranë instituteve të kërkimit dhe universiteteve;
  • Specialist në të gjitha nivelet e administratës në fushën e bujqësisë;
  • Agronom/Specialist pranë fermave, kompanive bujqësore ose projekteve zhvillimore;
  • Ekspert i zhvillimit rural në projekte kombëtare apo ndërkombëtare;
  • Këshilltar për politikat bujqësore në ministri, bashki ose agjenci shtetërore;
  • Përgjegjës i cilësisë dhe sigurisë ushqimore në kompani ushqimore ose laboratorë kontrolli;
  • Ekspert i menaxhimit të burimeve natyrore, ujitjes e bujqësore në institucione publike dhe projekte zhvillimore;
  • Inspektor i standardeve bujqësore në agjencitë shtetërore të kontrollit.

Postimi i Mëparshëm
HAPET PROGRAMI I RI I STUDIMIT NË CIKLIN E DYTË “MASTER PROFESIONAL” NË “MËSUESI PËR ARSIMIN SPECIAL”
Postimi Pasues
NJOFTIM PËR GJASHTË VENDE TË LIRA PUNE NË BASHKINË POGRADEC