NJOFTIM PËR GJASHTË VENDE TË LIRA PUNE NË BASHKINË POGRADEC

Njësia e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë Pogradec shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionet:

  • 1 (një) pozicion – “Specialist për integrimin europian” pranë Njësisë për Integrimin Europian, kategoria e pagës IV, klasa 4.
  • 1 (një) pozicion – “Specialist për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, pranë Sektorit të Përfshirjes Sociale, Barazisë Gjinore dhe Mbrojtjes së Fëmijëve, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, klasa IV, kategoria IV-3.
  • 2 (dy) pozicione – “Specialist për zhvillimin dhe promovimin e turizmit”, pranë Sektorit itëTurizmit dhe Rinisë, Drejtoria e Turizmit, Trashëgimisë Kulturore dhe Rinisë, klasa IV, kategoria e pagës IV-4.
  • 1 (një) pozicion – “Specialist për supervizim shërbimesh”, pranë Sektorit të Supervizimit të Shërbimeve, Drejtoria e Emergjencave Civile, Strehimit, Administrimit të Tokës Bujqësore në Nj.a , Supervizmit dhe Shërbimeve, klasa IV, kategoria IV-4.
  • 1 (një) pozicion – “Specialist i teknologjisë së informacionit”, Sektori i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Çështjeve Administrative, Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse, klasa IV, kategoria e pagës IV-3.

Afati për dorëzimin e dokumentave për pranim në shërbimin civil: 23.9.2025

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave do të bëhet pranë Njësisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Pogradec ose nëpërmjet shërbimit postar.

Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit, dokumentat dhe procesin e konkurrimit klikoni këtu.

Postimi i Mëparshëm
HAPET PROGRAMI I RI I STUDIMIT NË CIKLIN E DYTË “MASTER I SHKENCAVE” NË “SHKENCA BUJQËSORE”
Postimi Pasues
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË QENDRËN E TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJIVE BUJQËSORE, KORÇË