Në Universitetin “Fan S. Noli” hapet programi më i ri i studimit 2-vjeçar me karakter profesional “Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme”
Në këtë program studimi mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që kanë përfunduar arsimin e mesëm, të cilët janë pajisur me dokumentacionin ligjor të përfundimit të arsimit të mesëm. Në këtë program nuk ka kriter të notës mesatare.
Të gjithë maturantët e interesuar për më tepër informacion mund të drejtohen pranë sekretarisë së Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli” brenda datës 26 Tetor 2017