Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

FLORIN SERGIU CIOCOI DHE BOGLÁRKA-ZSUZSÁNNA KOSAT JANË DY STUDENTË NGA UNIVERSITETI TEKNIK I KLUZHIT, QENDRA UNIVERSITARE VERI BAIA MARE, RUMANI, TË CILËT KANË ERDHUR ME MOBILITET ERASMUS+  NË DEPARTAMENTIN E GJUHËVE TË HUAJA

Nga data 4 mars -7 korrik 2023, studentët Florin Sergiu Ciocoi dhe Boglárka-Zsuzsánna Kosat kanë erdhur me mobilitet Erasmus+ nga Universiteti Teknik i Kluzhit, Qendra Universitare Veri Baia Mare, Rumani. Ata do të jenë në departamentin e Gjuhëve të Huaja, ku do të ndjekin kurse nga viti II dhe III të programit të studimit “Bachelor” në “Gjuhë Angleze”.

Të shoqëruar edhe nga phd. Daniela Stoica, përgjegjëse e departamentit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti ”Fan S. Noli”, studentët fillimisht I priti në takim duke u uruar mirëseardhjen dhe suksese në këtë përvojë të re akademike, zëvendësrektori për projektet dhe kērkim shkencor, dr. Benita Stavre, ndërsa një takim bënë edhe me përfaqësues tē zyrës Erasmus në Universitetin “Fan S. Noli”.

Phd. Daniela Stoica falënderoi Fakultetin e Letrave të QUVBM, në veçanti prof. as . dr. Ligia Tomoiaga për bashkëpunimin me Universitetin tonë dhe Fakultetet tashmë edhe me këtë përvojë të re të mobilitetit të studnetëve.

Studentëve u urojmë qēndrim të këndshëm në qytetin e Korçës, një përvojë akademike dhe kulturore të pasur e të suksesshme në Universitetin “Fan S. Noli”.

Leave a Reply