Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“EVIDENTIMI DHE HULUMTIMI I FONDIT ALBANOLOGJIK TË BIBLIOTEKËS “THIMI MITKO” ËSHTË PROJEKTI I FITUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË KUADËR TË T ËCILIT U ZHVILLUA SESIONI SHKENCOR: “ALBANOLOGJIA, TRASHËGIMIA KULTURORE DHE KËRKIMI SHKENCOR”

Në datën 29 shtator 2023 u mbajt sesioni shkencor me temë: “Albanologjia, Trashëgimia Kulturore dhe Kërkimi Shkencor” në kuadër të projektit: “Hulumtimi dhe evidentimi i Fondit Albanologjik të Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”, një ndër projektet e fituara nga Universiteti “Fan S. Noli”, me mbështetje financiare të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) në kuadër të projekteve PKKZH.

Në këtë sesion u mbajtën referime, të cilat zbuluan vlerën e paçmuar të fondit dhe rëndësinë e hulumtimit të tij nga kërkuesit shkencorë, studentët, si dhe nga një publik më i gjerë.

Në fjalën përshëndetëse, rektori, prof. dr. Dhimitri Bello vlerësoi punën e bërë në evidentimin e veprave të fondit dhe angazhimin e stafit në funksion të kërkimit shkencor, pjesë e të cilit ishte edhe ky session: “Evidentimi dhe hulumtimi i Fondit Albanologjik të Bibliotekës “Thimi Mitko” është një nga projektet e fituara nga Universiteti “Fan S. Noli”, i cili sjell risi në fushën e evidentimit të titujve/veprave të fondit, në fushën e studimeve shqiptare, duke përfshirë periudha të ndryshme të histories”.

10 referimet e paraqitura në këtë takim hodhën dritë mbi fusha të ndryshme si: historia, gjuhësia, letërsia, trashëgimia, bibliotekonomia etj.

Kryefjala e takimit ishte Albanologjia, duke u dhënë prioritet studimeve në këtë fushë.

Ky sesion shkencor u organizua nga Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Bibliotekën publike “Thimi Mitko”, Korçë; Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, (AKKSHI); Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe me Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Leave a Reply