Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

PROGRAMET E SHKËMBIMIT, BURSAT SUSI DHE DHURIMI I NJË FONDI LIBRASH ISHIN FOKUSI I VIZITËS SË PËRFAQËSUESEVE TË AMBASADËS AMERIKANE, TIRANË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” 

Në datën 29 shtator 2023, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë ishin në Universitetin “Fan S. Noli”, ku fillimisht u pritën në takim nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe prof. as. dr. Benita Stavre, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet.

Gjatë këtij takimi u bë prezantimi me znj. Marissa Foti, e cila do të punojë këtë vit akademik me programet e gjuhës angleze pranë departamentit të Gjuhëve të Huaja, në kuadër të programeve të shkëmbimit (English Language Felloë).  

Gjithashtu, ajo do të angazhohet edhe në veprimtari të tjera, si: trajnime të mësuesve, promovimi i vlerave dhe i kulturës së shoqërisë amerikane etj.

Drejtuesit e Universitetit i uruan mirëseardhjen ElFelloë Marissa Foti-it, ndërsa në një tjetër takim ajo u njoh edhe me stafin akademik.

Më pas, znj. Mirela Çupi përfaqësuese e Ambasadës Amerikane, bëri një prezantim dhe informim të detajuar në lidhje me Programin e Bursave SUSI, ofruar për studiues në disa fusha, duke e promovuar atë për stafin akademik të interesuar.

Pjesë e kësaj vizite ishte edhe dhurimi i një fondi librash për Bibliotekën e Universitetit “Fan S. Noli”.

Leave a Reply