Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Evidentimi dhe hulumtimi i Fondit Albanologjik të bibliotekës publike “Thimi Mitko”,Korçë

AKKSHI – Thirrje për aplikim për projekte kombëtare të kërkimit dhe të zhvillimit (PKKSH) për vitin 2022

Drejtues i projektit: Dr. Alba Kreka

Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë/ Departamenti i Histori-Gjeografisë

Përshkrimi i projektit:

Ky projekt synon të bëjë bashkë dy institucione të rëndësishme si Universitetin “Fan S. Noli” dhe Bibliotekën Publike “Thimi Mitko” në një bashkëpunim ndërinsitucional për të bërë të prekshëm fondin e artë të albanologjisë, i cili konsiderohet jo vetëm një pasuri e madhe për qytetin e Korçës, por edhe një vlerë e paçmueshme e trashëgimisë sonë kombëtare. Duke evidentuar dhe hulumtuar pasurinë e rallë të Fondit Albanologjik nga studiues dhe profesionistë të fushës, ai bëhet i prekshëm nga të gjithë të interesuarit, madje lehtësisht mund të bëhet pjesë e strukturave të teknologjisë informatike të institucionit të bibliotekës.

Objektivat e projektit:

  1. Hulumtimi, skedimi dhe evidentimi i Fondit Albanologjik të Bibliotekës Publike “Thimi Mitko” me qëllim nxjerrjen në pah të vlerave të ekzemplarëve të këtij katalogu.

2. Mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore të disa prej botimeve/kolanave të BTTHM.

3. Ekspozitë e antikuarëve, botimeve në një kopje, periodikëve para vitit 1994.

4. Krijimi i një Biblografie të fondit Alabanologjik të BPTHM.

ACTIVITIES:

http://172.16.0.23/evidentimi-dhe-hulumtimi-i-fondit-albanologjik-te-bibliotekes-thimi-mitko-eshte-projekti-i-fituar-nga-universiteti-fan-s-noli-ne-kuader-te-t-ecilit-u-zhvi/

http://172.16.0.23/evidentimi-dhe-hulumtimi-i-fondit-albanologjik-te-bibliotekes-publike-thimi-mitko-ne-funksion-te-kerkimit-shkencor-ne-institucionet-e-arsimit-te-larte-eshte-projekti-i-fitu/

permbyllen/http://172.16.0.23/promovimi-i-librit-bibliografi-e-fondit-albanologjik-te-bibliotekes-publike-thimi-mitko-dhe-celja-e-ekspozites-rapsodi-nga-fondi-i-albanologjise-permbyllen/

Leave a Reply