Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

REKTORI I UNIKO PRITI NË TAKIM EKIPIN E VOLEJBOLLIT PËR VAJZA- FITUES I KAMPIONATIT KOMBËTAR TË SPORTEVE UNIVERSITARE- 2020-2021

29 Mars, 2022 @ 8:00 am - 5:00 pm
Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

Në datën 25 tetor 2021, rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello e drejtues të tjerë të Universitetit dhe të Fakultetit të Edukimit e Filologjisë pritën në takim ekipin e volejbollit të vajzave, i cili u shpall fitues i Kampionatit Kombëtar të Sporteve Universitare 2020-2021 në disiplinën e volejbollit për femra. Rektori i përgëzoi studentet për këtë fitore të merituar dhe i siguroi ato se edhe në vazhdim do të kenë vëmendjen dhe mbështetjen e institucionit që ai drejton. Për studentet fituese u shpërndanë edhe certifikata pjesëmarrjeje.
Sipas zëvendësrektorit për mësimin, dr. Arto Adili, UNIKO u përfaqësua në këtë kampionat me dy ekipe. Ekipi i volejbollit për vajza dhe ekipi i minifutbollit për djem. Gjatë përballjeve të këtij kampionati, studentët e Universitetit të Korçës bënë një përfaqësim dinjitoz, duke u kualifikuar deri në fazën çerekfinale në minifutboll. Ato që treguan epërsi që prej fillimit të këtij kampionati ishin vajzat e ekipit të volejbollit, UNIKO. Me talentin e tyre ato arritën të eleminonin gjatë këtij rrugëtimi sportiv edhe ekipe pretendente për titull, si: ekipin e Universitetit të Tiranës në gjysmëfinale dhe ekipin e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan në finale, të cilat u dhanë vajzave tona trofeun e këtij kampionati. Sipas pedagoges së departamentit të Edukimit, doc. Marjela Burda studentët tanë gjatë gjithë kampionatit treguan përgatitje serioze dhe nivel të lartë sportiv në të dyja disiplinat, duke e përfaqësuar denjësisht fanelën e Univeristetit “Fan S. Noli” e duke sjellë në UNIKO kupën e këtij kampionati, diplomën “Fair Play”, si dhe vlerësimin “Lojtari më i mirë i kampionatit”, të cilin e meritoi studentja e departamentit të Edukimit, Laurela Mehmeti.

Hollësi

Datë:
29 Mars, 2022
Kohë:
8:00 am - 5:00 pm