Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ZHVILLOI PUNIMET SEMINARI I DYTË HIBRID (PËR KËTË VIT) PËR TRAJNIMIN E ARSIMTARËVE TË SHKOLLAVE DYGJUHËSHE SHQIPTARO-GREKE NË SHQIPËRI ME TEMË: “MËSIMDHËNIE – SHEMBUJ TË LËNDËVE TEORIKE DHE EKZAKTE NË NJË AMBIENT NDËRKULTUROR”

Në datën 30 mars 2022 u zhvillua seminari i dytë hibrid (për këtë vit) për trajnimin e arsimtarëve të shkollave dygjuhëshe shqiptaro-greke në Shqipëri me temë “Mësimdhënie – shembuj të lëndëve teorike dhe ekzakte në një ambient ndërkulturor”. Në emër të rektorit të Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello përshëndeti zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, ndërsa në emër të drejtorit rajonal të Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët të Epirit, dr. Konstantinos Kampourakis përshëndeti znj. Evdoksia Sakeropouolou. Një vlerësim për këtë organizim të radhës dhe bashkëpunimin me Universitetin “Fan S. Noli”, përcollën edhe Konsullja e Përgjithshme e Greqisë në Korçë, znj. Magdalini Nikolau, si dhe koordinatorja e arsimit pranë Konsullatës së Greqisë në Korçë, znj. Lefkothea Katsenou, duke vlerësuar gjithashtu rëndësinë që ai ka për procesin e të nxënit dhe mësimdhënies në vijimësi.

Stafi akademik i Universitetit “Fan S. Noli” pjesëmarrës në seminar referoi temat: “Efektiviteti i lojërave digjitale në kultivimin e sjelljeve pro mjedisit tek nxënësit e shkollave fillore” nga dr. Desareda Mero; “Dallimi i parafjalëve nga emrat dhe ndajfoljet me të njëjtën formë” nga pedagogët, dr. Albina Pajo dhe Olger Brame dhe “Kongruenca e trekëndëshave” nga msc. Denisa Kafazi.

Tema të tjera të referuara nga pjesëmarrësit ishin: “Mësimdhënia e diferencuar e greqishtes si gjuhë e huaj e dytë në një ambient multikulturor – studimi i një skenari të mundshëm didaktik” nga msc. Nikos Soutopoulos; “Diferencimi në të mësuar- një skenar për mësimdhënien e fizikës në Arsimin Fillor” nga dr. Dhimitër Koraka, përkthyer nga phd. Jordan Jorgji; “Nikiforos Vrettakos, Filozofia e Luleve”; Aggelos Sikelianos “Pse thellë brenda meje lavdëroja”; “Mësimdhënia e poezisë me krijimin e një prezantimi multiformal dhe propozim i një përqasjeje ndërlëndore” nga dr. Maria Papaevstathiou etj.

Në fund të seminarit, i cili u zhvillua online pjesëmarrësit dolën në disa përfundime konkrete, duke iu referuar edhe shembujve të prezantuar në lidhje me mësimdhënien e lëndëve teorike dhe ekzakte në një mjedis ndërkulturor.

Leave a Reply