Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“KËRKIMI SHKENCOR, APLIKIMI DHE METODAT NË EDUKIM”–KONFERENCA II NDËRKOMBËTARE E ZHVILLUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI”, KORÇË NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E TIRANËS, UNIVERSITETIN E JANINËS, GREQI UNIVERSITETIN ST. KLIMENT OHRIDSKI TË BITOLËS, MAQEDONI E VERIUT DHE UNIVERSITETIN PËR BIZNES DHE TEKONOLOGJI, KOSOVË

29 Mars, 2022 @ 8:00 am - 5:00 pm
Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

Në datat 11-12 shtator 2021, në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane të Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua Konferenca II Ndërkombëtare “Kërkimi shkencor, aplikimi dhe metodat në edukim”. Në seancën plenare, e cila u drejtua nga zëvendësdekani, phd. Jordan Jorgji dhe pedagogia dr. Lorena Margo, përshëndeti rektori i UNIKO, prof. dr. Dhimitri Bello. Ai përgëzoi FSHNH për organizimin e një konference të përmasave të tilla dhe mjaft cilësore. Më tej ai theksoi: “Me pikënisje simpoziumin shkencor për problemet didaktike të zhvilluar në vitin 2013, ndjekur gjatë viteve të mëvonshme me dy konferenca të tjera shkencore ndërkombëtare, u krijua një themel i fortë përvoje që bashkë me synimin për ndërkombëtarizimin e mëtejshëm të FSHNH si qendër kërkimore-shkencore, çuan në organizimin e parë të kësaj konference në maj të vitit 2019 (RAEM 2019). Duke u nisur nga dëshira dhe vullneti për të forcuar bashkëpunimin akademik me universitete dhe qendra kërkimore-shkencore në vendet e BE, qëllimi ynë kryesor është të rrisim reputacionin e fakultetit organizator, si dhe të Universitetit “Fan S. Noli”.
Kjo konferencë ka rreth 41 kumtesa dhe 80 autorë dhe bashkautorë dhe kam bindjen e palëkundur se kjo konferencë jo vetëm do t`i përmbushë, por edhe do t`i tejkalojë pritshmëritë e një formati të tillë, më sukses të garantuar, ku kumtuesit do të sjellin këndvështrime për problemet në fjalë, duke dhënë një ekstrakt të vlefshëm për të ardhmen”.
Punime të mbara i uroi kësaj konference edhe dekania e FSHNH, prof. as. dr. Sonela Stillo. Ajo theksoi se veprimtari të tilla zgjerojnë dhe forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërinstitucional.
Konferencën e përshëndeti më pas dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, UT, prof. dr. Edmond Rapti, i cili tha se Universiteti “Fan S. Noli” është një institucion i vlerësuar për kërkimin shkencor në fushën e edukimit. Ai shprehu bindjen se gjetjet e kësaj konference do të sjellin vlera shkencore në zhvillimin e profesionit të mësuesit.
Gjithashtu, punime të mbara i uroi kësaj konference edhe zëvendësrektori për Çështjet e Bashkëpunimit Akademik në Universitetin e Janinës, prof. dr. Minas Ι. Paschopoulos.
Seanca plenare vijoi me tri kumtesat kryesore, ku referuan personalitete të njohura nga bota akademike në Shqipëri dhe Greqi. Fillimisht referoi rektori i Universitetit të Janinës, prof. dr. Triantafyllos A.D. Almpanis me temën “University of Ioannina: “Academic Evalutation, Research and Innovative Activities & Collaborations with European Universities”. Më pas referoi dekania e Fakultetit të Shkencave Sociale po në Universitein e Janinës, prof. dr. Evangelia Karagiannopoulou me temën “The European University Initiative”, si dhe prof. dr. Enver Roshi, i  cili prezantoi temën: “Epidemiological situation of Covid-19 in Albania”.
Më pas, punimet vazhduan në seanca paralele, të cilat vijuan edhe në ditën e dytë të kësaj konference.

Hollësi

Datë:
29 Mars, 2022
Kohë:
8:00 am - 5:00 pm