Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

STAFI I REKTORATIT TË UNIKO I BASHKOHET NISMËS “KOVAT BLU” NË NDIHMË TË TË MOSHUARVE TË VETMUAR NË KORÇË

Në datën 13 tetor 2020, stafi i Rektoratit të UNIKO iu bashkua nismës “Kovat blu” të ndërmarrë nga Dorcas aid Albania në ndihmë të të moshuarve të vetmuar në Korçë. Sipas menaxheres së kësaj nisme, znj. Viola Bogdani ajo është ndërmarrë nga një grup të rinjsh dhe është quajtur “Kovat blu” me qëllim për t’i dhuruar familjes diçka që i nevojitet në shtëpi. Edhe kontributi i stafit të Rektoratit ishte kryesisht në ushqime, si një formë ndërgjegjësimi për të gjithë ata që e ndiejnë se mund të ofrojnë diçka për këtë kategori në nevojë. Në kuadër të kësaj nisme janë ndihmuar mbi 370 të moshuar të vetmuar, të cilët mbështeten rregullisht me ushqime, medikamente, dru zjarri, mbështetje psikologjike dhe shpirtërore.

Leave a Reply