Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

EKSPERTËT E VLERËSIMIT TË JASHTËM ZHVILLUAN TAKIMET ONLINE NË KUADËR TË AKREDITIMIT TË PROGRAMIT TË STUDIMIT “BACHELOR” NË “FINANCË KONTABILITET” TË UNIKO  

Në datat 8-9 prill 2021, në kuadër të akreditimit të programit të studimit “Bachelor” në “Financë- Kontabilitet”, ekspertët e vlerësimit të jashtëm zhvilluan takime online me pedagogë, studentë, si dhe punonjës të stafit ndihmësakademik të UNIKO. Sipas programit të dërguar nga Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), ekspertët, nëpërmjet pyetjeve gjatë takimeve virtuale, morën informacion shtesë në lidhje me kurrikulën, vlerësimin e pedagogëve nga ana e studentëve, bashkëpunimin midis kolegëve, veprimtarinë shkencore në departament, përputhjen e kualifikimit të ofruar me tregun e punës, këshillimin e karrierës, zhvillimin e praktikave në fakultet dhe institucionet bashkëpunuese, risia që sjell ai në tregun e punës etj. Këto të dhëna do të përfshihen në vlerësimin përfundimtar të programit të studimit në proces akreditimi.

Leave a Reply