Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PRITËN NË TAKIM AMBASADOREN E RE TË FRANCËS NË TIRANË, ZNJ. CATHERINE SUARD E SHOQËRUAR EDHE NGA Z. PIERRE RAYNAUD, KËSHILLTAR PËR BASHKËPUNIMIN DHE KULTURËN

Në datën 10 nëntor 2023 drejtues të Universitetit “Fan S. Noli” pritën në takim Ambasadoren e Francës në Tiranë, znj. Catherine Suard, e cila shoqërohej edhe nga Këshilltari për Bashkëpunimin dhe Kulturën, z. Pierre Raynaud.

Gjatë takimit rektori, prof. dr. Dhimitri Bello i uroi suksese Ambasadores në detyrën e re, duke e njohur edhe me veprimtarinë që zhvillon Universiteti ynë në përgjithësi, si dhe me bashkëpunimet aktuale që ne kemi me disa universitete franceze. “Ne kemi bashkëpunime konkrete me tre universitete dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi të shihet mundësia për hartimin e programeve të përbashkëta kryesisht në fushën e agroturizmit, ku të përfshihet edhe gjuha franceze meqënëse programi “Gjuhë dhe Kulturë Frënge” prej dy vitesh është pezulluar”.   

Ambasadorja franceze, znj. Catherine Suard falënderoi Rektorin dhe organizatorët e këtij takimi të parë në Universitetin “Fan S. Noli”. “Jam shumë e surprizuar nga ky takim.  Folëm për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit që aktualisht Universiteti “Fan S. Noli” ka me universitete franceze, në këtë kuadër do të përpiqemi që të ndërtojmë ura konkrete bashkëpunimi mbi këto lidhje, kryesisht për promovimin e fushës së agroturizmit”.

Leave a Reply