Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KANË SHPËRNDARË CERTIFIKATAT E VLERËSIMIT PËR NXËNËSIT E KOLEGJIT “PRECA” PJESËMARRËS NË OLIMPIADËN ‘RROKE SHKENCËN”, E CILA ËSHTË EDHE SHKOLLA FITUESE E EDICIONIT IV TË SAJ

Në datën 12 dhjetor 2022, drejtues të Universitetit “Fan S. Noli” ishin në Kolegjin “Preca” në Korçë, shkolla që fitoi Edicionin IV të Olimpiadës “Rroke Shkencën”.

Ata përgëzuan nga afër nxënësit pjesëmarrës në këtë olimpiadë, duke shpërndarë Certifikatat e Vlerësimit për secilin prej tyre, që me aftësitë dhe përgatitjen e treguar arritën të fitojnë vlerësimet më të larta në pothuajse të gjitha fushat që përfshinte kjo olimpiadë.

Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello ndërsa uroi të gjithë nxënësit dhe stafin e këtij Kolegji për suksese të mëtejshme, i falënderoi ata për bashkëpunimin me Universitetin tonë, si dhe për angazhimin e tyre edhe në veprimtari të tjera që Universiteti “Fan S. Noli” ka organizuar.

Leave a Reply