Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

DITA NDËRKOMBËTARE E MALEVE- VEPRIMTRI NDËRGJEGJËSUESE E ORGANIZUAR NGA ADMINISTRATA E ZONAVE TË MBROJTURA NË BASHKËPUNIM ME DEPARTAMENTIN E HISTORISË DHE GJEOGRAFISË

Në datën 11 dhjetor 2023, departamenti i Historisë dhe Gjeografisë, Universiteti “Fan S. Noli” në bashkëpunim me Administratën e Zonave të Mbrojtura Korçë organizuan një veprimtari në kuadër të Ditës ndërkombëtare të Maleve e shpallur nga OKB-ja ne vitin 2003.

Si një ditë me rëndësi të madhe për zonat e mbrojtura na kujton ndërgjegjësimin për të vlerësuar funksionet e maleve, ku ato janë burim jete, duke siguruar ujin për bujqësinë, si dhe florën dhe faunën e egër.

Në takim u fol gjerësisht për rëndësinë e maleve si një bazë e fortë për krijimin e ekosistemeve, duke sjellë vlera të mëdha të biodiversitet, por nga ana tjetër  edhe peisazhe tërheqëse për vizitorët e tyre.

Qarku i Korçës rrehohet nga një larmishmëri vargmalesh, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në qëndrueshmërinë e klimës, duke e bërë atë mjaft të shëndetshmë dhe të përshtatshme për të jetuar.

Leave a Reply