Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

CERTIFIKATA VLERËSIMI PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE: “FUAT BABANI”, BILISHT; “YMER DISHNICA”, “RAQI QIRINXHI” E GJIMNAZIT ME PROFIL GJUHËSOR “FAIK KONICA”, KORÇË; “PETRO NINI LUARASI”, ERSEKË; “DHIMITRAQ GJATA”, RËMBEC DHE TË SHKOLLËS SË BASHKUAR, SHEQERAS, TË CILËT MORËN PJESË NË EDICIONIN IV TË OLIMPIADËS “RROKE SHKENCËN”

Në datën 13 dhjetor 2022, stafi akademik i Universitetit “Fan S. Noli” vijoi shpërndarjen e Certifikatave të Vlerësimit për nxënësit pjesëmarrës në edicionin IV të Olimpiadës “Rroke Shkencën”.

Rektori, prof. dr. Dhimitri Bello përgëzoi për rezultatet e arritura në këtë olimpiadë stafin dhe nxënësit e shkollës “Fuat Babani”, Bilisht.

Ndërsa në shkollat e mesme “Ymer Dishnica”, Korçë dhe “Petro Nini Luarasi”, Ersekë stafit akademik iu bashkua edhe prefekti i Qarkut Korçë, z. Nertil Jole, si dhe kryetari i Bashkisë, Ersekë, z. Erion Isai.

Gjithashtu, përgëzime për aftësitë e treguara në këtë olimpiadë morën edhe nxënësit e shkollës së mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi”, Korçë, ku ishte e pranishme edhe prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i FEF, zëvendësdekani i FSHNH, dr. Elda Panariti, si dhe në gjimnazin me profil gjuhësor “Faik Konica”, Korçë, ku nxënësit morën përgëzime nga stafi akademik i departamentit të Gjuhëve të Huaja.

Të tjera takime entuziaste për pjesëmarrjen dinjitoze në këtë olimpiadë u zhvilluan edhe në shkollat e mesme “Dhimitraq Gjata”, Rëmbec dhe në Shkollën e Bashkuar, Sheqeras, ku u shpërndanë Certifikatat e Vlerësimit për nxënësit pjesëmarrës.

Universiteti “Fan S. Noli” falënderon edhe njëherë të gjitha shkollat pjesëmarrëse, stafet e tyre, nxënësit dhe prindërit që prej 4 vitesh e kanë mbështetur nismën e Universitetit, e cila sot është kthyer në një nga veprimtaritë shkencore më të frekuentura në rajonin tonë.

 

Leave a Reply