Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

CERTIFIKATA VLERËSIMI EDHE PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE “GJERGJ PEKMEZI” DHE “NEHEMIA”, POGRADEC, SI DHE SHKOLLËS “QEMAL BAZELLI”, ÇËRRAVË PËR PJESËMARRJEN NË OLIMPIADËN IV “RROKE SHKENCËN”

Në datën 15 dhjetor 2022, zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili dhe dr. Albina Pajo, përgjegjës i departamentit të Edukimit ishin mes nxënësve të shkollave “Gjergj Pekmezi” dhe “Nehemia”, Pogradec, si dhe në shkollën “Qemal Bazelli”, Çërravë. Ata falënderuan stafin dhe nxënësit, të cilët u bënë pjesë e olimpiadës IV “Rroke Shkencën”.

Po gjithashtu, gjatë takimeve mes tyre u fol për paraqitjen dhe nivelin e lartë të treguar nga nxënësit pjesëmarrës në këtë olimipadë, duke fituar edhe trofetë përkatës në disipina të veçanta. Zëvendësrektori dr. Arto Adili, i cili bashkë me disa studenetë të “Laboratorit të Dijes” janë nismëtarët e këtij organizimi, shprehu kënaqësinë që numri i nxënësve dhe shkollave pjesëmarrëse rritet nga viti në vit, duke vënë në dukje përgatitjen dhe aftësitë e shkëlqyera të të gjithë nxënësve që marrin pjesë në të. 

Leave a Reply