Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ÇELJA E NJË EKSPOZITE DHE 2 LEKSIONE TË HAPURA ISHIN KONKRETIZIMI I MENJËHERSHËM I BASHKËPUNIMIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE MUZEUT TË BASHKISË SË BUKURESHTIT, TË CILËT NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN ZYRTARE NË MJEDISET E REKTORATIT

Në datën 25 tetor 2022 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunmit midis Univesitetit “Fan S. Noli” dhe Muzeut të Bashkisë së Bukureshtit. Gjatë një takimi të zhvilluar në mjediset e rektoratit drejtues të të dy institucioneve diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit, duke nënvizuar se qëllimi është në organizimin e projekteve shkencore dhe kulturore; sigurimin e specialistëve të fushave në veprimtaritë e organizuara nga instutucionet e përmenduara në marrëveshje; promovimin e projekteve të zhvilluara në partneritet, lejimin e aksesit në hapësirat e muzeut të Bukureshtit për veprimtari të organizuara në partneritet dhe ofrimi i mbështetjes organizative.

Veprimtaritë e para që konkretizuan menjëherë këtë bashkëpunim ishin dy leksionet e hapura: “ Nga koleksionet në arkeologjinë profesionale-Një tregim i shkurtër mbi arkeologjinë Kasike në rumani” mbajtur nga dr. Alina Streniu dhe “Evolucioni dhe zhvillimi i Bukureshtit në tre faza: periudha Osmane, përiudha komuniste dhe periudha e tranzicionit” nga dr. Theodor Ignat e dr. Dan Pirvulescu e shoqëruar edhe me një ekspozitë fotografike.

Leave a Reply