BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL – NJË GRUP STUDENTËSH NGA UNIVERSITETI I TIRANËS DHE UNIVERSITETI “ST. CYRIL AND ST. METHODIUS” I VELIKO TARNOVOS, BULLGARI VIZITUAN UNIKO

Datë 23 korrik 20250- Studentët të shoqëruar edhe nga staf akademik i të dy universiteteve u ndalën në Korçë, për të mësuar më tepër për historinë dhe trashëgiminë kulturore të rajonit tonë.
Vizitën e parë ata e zhvilluan në Universitetin “Fan S. Noli”, ku u pritën nga specialistët e Sektorit të Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare.
Miqtë nga Tirana e Bullgaria vizituan mjediset e Rektoratit, Bibliotekës Shkencore, Auditorët etj. Ata shprehën falënderimet e tyre për mikpritjen, si dhe dëshirën për të qenë sërisht në këtë universitet, për t`u njohur me bashkëmoshatarët e për të mësuar më tepër rreth veprimtarisë akademike e jetës studentore në Universitetin “Fan S. Noli”.

Postimi i Mëparshëm
ZHVILLIMET MË TË FUNDIT NË FUSHËN E SIGURISË USHQIMORE JANË NË FOKUS TË NJË SHKOLLE VERORE QË PO ZHVILLOHET NË KUADËR TË PROJEKTIT PEVULOS, KU BËN PJESË EDHE UNIKO
Postimi Pasues
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË ADMINISTRATËN E PREFEKTIT TË QARKUT KORÇË