ZHVILLIMET MË TË FUNDIT NË FUSHËN E SIGURISË USHQIMORE JANË NË FOKUS TË NJË SHKOLLE VERORE QË PO ZHVILLOHET NË KUADËR TË PROJEKTIT PEVULOS, KU BËN PJESË EDHE UNIKO

Prej datës 14-25 korrik 2025, dy pedagoget e departamentit të Agroushqimit, Fakulteti i Bujqësisë, msc. Suela Lulollari dhe msc. Shegë Çeçi kryejnë këtë mobilitet në Universitetin e Milanos, Itali.

Ato ndodhen së bashku me kolegë të universiteteve partnere në këtë projekt, i cili synon zhvillimin e një programi inovativ të studimeve pasuniversitare në Shëndetin Publik Veterinar dhe Sigurinë Ushqimore në rajonin e Ballkanit Perëndimor,

Në takimet, trajnimet dhe leksionet e organizuara pjesëmarrësit jo vetëm ndajnë përvojat e vendeve nga vijnë, por edhe do të përfitojnë njohuri të reja në fushën e sigurisë ushqimore, njohuri që më pas do të vihen në funksion të veprimtarisë mësimore në universitetet përkatëse.

 

Postimi i Mëparshëm
Konferencë Shkencore Kombëtare “Themeluesit e komedisë shqipe më gjysmën e parë të shek. XX”
Postimi Pasues
BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL – NJË GRUP STUDENTËSH NGA UNIVERSITETI I TIRANËS DHE UNIVERSITETI “ST. CYRIL AND ST. METHODIUS” I VELIKO TARNOVOS, BULLGARI VIZITUAN UNIKO