Datë 23 korrik 20250- Studentët të shoqëruar edhe nga staf akademik i të dy universiteteve u ndalën në Korçë, për të mësuar më tepër për historinë dhe trashëgiminë kulturore të rajonit tonë.
Vizitën e parë ata e zhvilluan në Universitetin “Fan S. Noli”, ku u pritën nga specialistët e Sektorit të Projekteve, Trajnimit Shkencor dhe Shërbimeve Terciare.
Miqtë nga Tirana e Bullgaria vizituan mjediset e Rektoratit, Bibliotekës Shkencore, Auditorët etj. Ata shprehën falënderimet e tyre për mikpritjen, si dhe dëshirën për të qenë sërisht në këtë universitet, për t`u njohur me bashkëmoshatarët e për të mësuar më tepër rreth veprimtarisë akademike e jetës studentore në Universitetin “Fan S. Noli”.








