FAKULTETI I EKONOMISË

RETH FAKULTETIT

Fakulteti i Ekonomisë do të fillojë vitin akademik 2022-2023 në ambiente e rikonstruktuara me kushte bashkëkohore dhe me një standart që do të ndikojë pozitivisht në përgatitjen profesionale dhe akademike të studentëve . 

Në mjediset e fakultetit të ekonomisë funksionon Biblioteka Shkencore, e cila ka një fond prej 5447 libra (në shqip dhe gjuhë të huaj) për fusha të ndryshme të studimit që lidhen me programet e studimit të fakultetit ekonomik. Fondi i librave dhe revistave është i klasifikuar sipas natyrës së departamenteve dhe fushave përkatëse të studimit. Librat që ofron kjo bibliotekë janë të ndyshëm në përputhje me kërkesat e programeve të studimit. 

FE është bërë pjesë e bibliotekës elektronike të Institutit të Mikpritjes (Institute of Hospitality, IoH e-library https://www.instituteofhospitality.org/membership/who-are-you/student  ) në tetor 2014, shërbim i cili vazhdon të ofrohet edhe tani, i sponsorizuar nga fondacioni “La Fondation pour la Formation Hôtelière” duke u futur në skemën “Education Membership Scheme (EMS)”. Kështu studentët e këtij fakulteti mund të regjistrohen dhe të shkarkojnë materiale dhe libra falas. Në kuadër të këtij projekti, FE ka pasuruar bibliotekën e fakultetit me një fond prej 179 librash të dhuruar nga fondacioni “Fondation Nestlé ProGastronomia”.

INFORMACIONET E FAKULTETIT:

Adresa:

Shëtitorja Rilindasit, Korçë, Shqipëri, 7001

Tel:  +355 822 42201
Email: fekonomise@unkorce.edu.al


Orari Mësimor:

MISIONI DHE VIZIONI

Fakulteti i Ekonomisë iu ofron studentëve kushte për edukimin e tyre në përputhje me sfidat e Integrimit Europian për të formuar dhe përgatitur specialistët e ardhshëm që t’i përshtaten situatave konkurruese të tregut në zgjidhjen e problemeve ekonomike nëpërmjet zhvillimit dhe transmetimit të dijeve me anën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Fakulteti i Ekonomisë funksionon si pjesë përbërëse e Universitetit ”Fan S. Noli” Korçë. Qëllimi afatgjatë i Fakultetit është përshtatja dhe përmirësimi i vazhdueshëm i programeve Bachelor dhe Master, me qëllim përgatitjen e profesionistëve të suksesshëm të biznesit, në kushtet e një zhvillimi dhe ndryshimi të shpejtë të gjithë shoqërisë. Fakulteti është i angazhuar të zhvillojë dhe të ruajë një reputacion të lartë akademik në shërbim të rekrutimit të studentëve sa më cilësorë.

Avantazh konkurrues i Fakultetit sot mund të konsiderohet kualifikimi i stafit dhe angazhimi serioz në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, ndërkohë që duhet të shtojmë përpjekjet për rritjen e numrit të studentëve cilësorë si dhe rritjen e mbështetjes nga komuniteti i biznesit. Përmbushja e misionit varet nga përpjekjet e përbashkëta të të gjithë pedagogëve të Fakultetit.

VEPRIMTARI