RETH FAKULTETIT
Fakulteti i Bujqësisë ka bashkëpunime me institucione mësimore dhe shkencore brenda e jashtë vendit. Ky bashkëpunim lidhet me pjesëmarrjen e Fakultetit tonë si partner aktiv dhe serioz në projekte ndërkombëtare me fakultetet homologe të universiteteve të shumë vendeve perëndimore, si të Kosovës, Italisë, Greqisë, Maqedonisë, Francës, Rumanisë, Turqisë, etj.
Do të veçonim këtu kontaktet e vazhdueshme të stafit akademik në fushën e mësimdhënies dhe atë të kërkimit shkencor me TEI Selanik, Kozan, Follorinë (Greqi), Universitetin e Bitolës në Maqedoni, Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë të Prishtinës, Kosovë, Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Tetovë, Maqedoni, Universitetin e Barit, Itali, Universitetin e Zagrebit, Kroaci, e shumë universitete të tjera me të cilët ky Fakultet ka qenë partner në disa projekte TEMPUS, ku pedagogët e këtyre fakulteteve kanë dhënë përvoja mësimore e shkencore si dhe leksione të ndërsjellëta. Në këto bashkëpunime e shkëmbime përvojash janë trajtuar probleme të cilat shqetësojnë sot bujqësinë tonë si në fushën e pemëtarisë, bioenergjisë, mbrojtjes së mjedisit, përmirësimit të kurrikulave mësimore dhe të programeve tona të studimit.
INFORMACIONET E FAKULTETIT:
Adresa:
Shëtitorja Rilindasit, Korçë, Shqipëri, 7001
Tel: +355 82248945
Email: fbujqesise@unkorce.edu.al
Orari Mësimor:
MISIONI DHE VIZIONI
Në përputhje me misionin e tij, Fakulteti i Bujqësisë i Universitetit “Fan S.Noli” Korçë, në të gjithë veprimtarinë e tij mësimore ka synuar që nëpërmjet programeve të studimit që ofron, të kontribuojë në rritjen e standardeve akademike e shkencore, si dhe në përgatitjen e specialistëve të aftë në të gjitha fushat, sipas programeve të studimit që ai ofron. Drejtimet kryesor të veprimtarisë mësimore për autoritetet drejtuese dhe stafin akademik të Fakultetit të Bujqësisë kanë qenë dhe janë konsolidimi i programeve egzistuese në të tre ciklet e studimit në funksion të zgjerimit të fushës së zgjedhjes për nevojat që paraqet tregu i punës në rajonin e Korçës dhe më gjerë. Stafi drejtues i Fakultetit dhe pedagogët e tij kanë punuar për përshtatjen e infrastrukturës didaktike e shkencore me kërkesat që dalin për konsolidimin dhe përmirësimin cilësor të të gjitha programeve të studimit, në mënyrë që të rritet interesi i studentëve për të studjuar në këto programe që ofron Fakulteti i Bujqësisë.