Në datën 21 mars 2024 në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë studentë, pedagogë, si dhe alumni i Universitetit “Fan S. Noli” u bënë pjesë e një veprimtarie poetike të organizuar në këtë kuadër.
Të ftuara ishin aktoret e mirënjohura të teatrit dhe filmit shqiptar, të cilat ndanë me pjesëmarrësit përvojën dhe ngjarje nga veprimtaria e tyre artistike.
Drejtuesja e Teatrit “Andon Z. Çajupi”, Korçë njëkohësisht dhe e Qendrës së Artit dhe Kulturës, Zamira Kita vlerësoi studentët për angazhimin dhe qasjen e tyre ndaj librit, kryesisht në gjininë e poezisë, si dhe shprehu gatishmërinë e saj dhe të institucionit që drejton për të mbështetur të rinjtë e talentuar të qytetit.
Aktorja Eva Alikaj, ndërsa iu përgjigj pyetjeve të studentëve për karrierën e saj, i ftoi pjesëmarrësit edhe në shfaqjen që e ka sjellë atë për herë të parë në një bashkëpunim me Teatrin e Korçës.
Gjatë veprimtarisë, studentëve dhe pedagogëve iu bashkuan edhe aktoret Zamira Kita dhe Eva Alikaj në interpretimin e poezive të zgjedhura për këtë veprimtari.