“NJË ÇEREK SHEKULLI GENOCID” (1999-2024) – UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KUJTON VIKTIMAT E GENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS

Në datën 15 janar 2024 me moton “Ne nuk harrojmë”, Universiteti “Fan S. Noli” kujton viktimat e genocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke ndezuar qirinj në respekt të jetëve të humbura 25 vite më parë në masakrën e Reçak-ut.

Në qendër të qytetit të Korçës ishin të pranishëm drejtues të Universitetit, pedagogë, studentë dhe qytetarë që u solidarizuan në këtë ditë me vëllezërit kosovarë.

Ata ndezën qirinj në respekt të jetëve të humbura në këtë masakër, duke përcjellë mesazhe për jetën dhe paqen kudo në botë.

Dr. Alba Kreka pedagoge e departamentit të Historisë dhe Gjeografisë tha se më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, rreth 30 km larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, mes tyre gra, fëmijë e të moshuar.  

Previous Post
VEPRIMTARITË NË KUADËR TË PROJEKTIT “ANALIZA E RISKUT EKONOMIK PËR BIZNESET E VOGLA, QARKU KORÇË DHE ROLI I DIGJITALIZIMIT NË FUQIZIMIN E TYRE EKONOMIK GJATË DHE PAS PERIUDHËS SË PANDEMISË COVID-19” U PËRMBYLLËN ME NJË SIMPOZIUM SHKENCOR NË TË CILIN U PARAQITËN MANUALI I DIGJITALIZIMIT PËR BIZNESET E VOGLA DHE RAPORTI I PROJEKTIT
Next Post
Universiteti i Shkencave të Aplikuara Vidzeme, ju fton të merrni pjesë në Blended Intensive Program(BIP) , “Wood Technology Hackathon” cili do të organizohet nga ViA në Valmiera, Letoni.