Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“NJË ÇEREK SHEKULLI GENOCID” (1999-2024) – UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KUJTON VIKTIMAT E GENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE TË KOSOVËS

Në datën 15 janar 2024 me moton “Ne nuk harrojmë”, Universiteti “Fan S. Noli” kujton viktimat e genocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke ndezuar qirinj në respekt të jetëve të humbura 25 vite më parë në masakrën e Reçak-ut.

Në qendër të qytetit të Korçës ishin të pranishëm drejtues të Universitetit, pedagogë, studentë dhe qytetarë që u solidarizuan në këtë ditë me vëllezërit kosovarë.

Ata ndezën qirinj në respekt të jetëve të humbura në këtë masakër, duke përcjellë mesazhe për jetën dhe paqen kudo në botë.

Dr. Alba Kreka pedagoge e departamentit të Historisë dhe Gjeografisë tha se më 15 janar të vitit 1999, në fshatin Reçak, rreth 30 km larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, mes tyre gra, fëmijë e të moshuar.  

Leave a Reply