Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“TË BASHKËPUNOJMË PËR TË ZHVILLUAR MË TEJ SPORTIN UNIVERSITAR” KA QENË ANGAZHIMI I PËRBASHKËT I PEDAGOGËVE E MËSUESVE TË EDUKIMIT FIZIK, SI DHE I SPECIALISTËVE TË SPORTIT NË KORÇË, GJATË TAKIMIT QË ZHVILLOI ME TA ZËVENDËSREKTORI PËR MËSIMINN NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”, DR. ARTO ADILI, NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË SPORTIT UNIVERSITAR

Në datën 20 shtator 2022, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sportit Universitar, zëvendësrektori për mësimin në Universitetin “Fan S. Noli”, dr. Arto Adili zhvilloi një takim me pedagogë e mësues të edukimit fizik, si dhe specialistë të sportit në qytetin e Korçës. Ai vlerësoi angazhimin dhe bashkëpunimin e deritanishëm të shkollave në disa veprimtari sportive që ka organizuar Universiteti “Fan S. Noli”, ndërsa kërkoi që në vijim pjesëmarrja e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në këto veprimtari të jetë më e gjerë, ku të përfshihen të rinj nga shkolla të ndryshme të  qarkut.

Të pranishmit ofruan bashkëpunimin e tyre në këtë drejtim, duke nënvizuar që këto veprimtari të shtrihen gjatë gjithë vitit dhe në to të marrin pjesë të gjitha moshat dhe të përfshihen të gjitha disiplinat sportive.

Leave a Reply