Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

Studim i Tregut të Punës në Rajonin Juglindor  Analiza e Kapaciteve të Universitetit “Fan S. Noli” në Përmbushje të Kërkesave Aktuale të Kualifikimeve

Departameni i Menaxhimit, Fakulteti i Ekonomisë

Drejtues i projektit: Dr. Emil Frashërii

Kohëzgjatja: 4 muaj

Viti 2022

Qëllimi i projektit:

Ky projket-propozim synon: kryerjen e një studimi të mirëfilltë shkencor të bazuar në të dhëna që institucioni disponon ndër vite, informacione nga tregu i punës të mbledhura në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet anketimeve të ndryshme, analiza statistikore dhe raporte të publikuara nga njësitë lokale, rajonale apo institucionet qëndrore mbi zhvillimin ekonomik, punësimin, edukimin, etj si dhe strategjitë kombëtare të zhvillimit.

Rezultati i kryesor nga ky studim do të jetë një raport analitik mbi studimin e tregut rajonal të punës, sfidat dhe mundësitë në kuadër të zhvillimit afatgjatë të UNIKO, si dhe një numër i madh të dhënash e statistikash që do t’i shërbejnë institucionit në hartimin e politikave të brendshme në të ardhmen. Njëkohësisht, ky studim do t’i shërbejë institucionit në përmbushje të rekomandmeve të lëna si dhe procesit të akreditimit institucional që aktualisht është duke zhvilluar dhe në përmirësimin e kapaciteteve të tij të brendshme.

Leave a Reply