Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

ZBATIMI I LIGJIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT NË SHQIPËRI ISHTE NË QENDËR TË NJË TRAJNIMI TË ZHVILLUAR NË UNIVERSITETIN “FAN. S. NOLI” NGA ORGANIZATA E VERIFIKIMIT TË FAKTEVE NË SHQIPËRI, “FAKTOJE”

Në datën 31 mars 2023, organizata e Verifikimit të Fakteve në Shqipëri, “Faktoje”, në kuadër të projektit “Forcimi i Gazetarisë Fakt Verifikuese”, i cili mbështetet nga programi MATRA i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulta zhvilloi në Universitetin “Fan S. Noli” një trajnim me fokus zbatimin e ligjit për të Drejtën e lnformimit në Shqipëri.

“Faktoje” në bashkëpunim me zyrën e Komisionerit do të ofrojë ekspertizën e duhur mbi ligjin e informimit, por edhe ndryshimet e propozuara në mënyrë që të gjitha palët të kenë të njëjtin të kuptuar, që ndihmon në rritjen e transparencës.

Znj. Ilda Hoxha, përfaqësuese e Qendrës së Verifikimit të Fakteve, “Faktoje” foli fillimisht për dizinformimin dhe lajmet e rreme, ndërsa ekspertja Gentiana Milkani u ndal në Ligjin për të Drejtën e Informimit.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të disa trajnimeve të tjera që përfshijnë institucionet kryesore publike në vend.

Leave a Reply