Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“PËRDORIMI KONKRET I SALLAVE KOMPJUTERIKE NË MJEDISET SHKOLLORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, PËR PËRVETËSIMIN E GJUHËVE TË HUAJA (ANGLISHT, GJERMANISHT, FRËNGJISHT, ITALISHT). TENDENCA TË REJA NË MËSIMDHËNIEN E GJUHËS SË HUAJ’’ ISHTE TEMA E TRYEZËS SË RRUMBULLAKËT ME PJESËMARRJEN E MËSUESVE TË SISTEMIT PARAUNIVERSITAR, STAFIT AKADEMIK DHE STUDENTËVE ME LEKTORE PEDAGOGEN E DEPARTAMENTIT TE GJUHËVE TË HUAJA, DR. JULIANA ÇYFEKU

Në datën 30 mars 2023, departamenti i Gjuhëve të Huaja në Universitetin “Fan S. Noli” zhvilloi tryezën e rrumbullakët me temë: “Përdorimi konkret i sallave kompjuterike në mjediset shkollore të arsimit parauniversitar, për përvetësimin e gjuhëve të huaja (anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht). Tendenca të reja në mësimdhënien e gjuhës së huaj’’. Të ftuar ishin mësues të sistemit parauniversitar ( shkollat 9-vjeçare, shkollë e mesme e përgjithshme dhe profesionale, staf akademik dhe studentë të programeve master).

Fillimisht pjesëmarrësit i përshëndeti përgjegjësja e këtij Departamenti, PhD. Daniela Stoica, e cila u shpreh se veprimtaria ka për qëllim vendosjen e urave konkrete të bashkëpunimit institucional mes dy niveleve (atij të mësimdhënies dhe të të nxënit të gjuhës së huaj), si dhe shkëmbimin e përvojës së lektores në fushën kërkimore-shkencore, të studimit të gjuhës së huaj në “Gjuhësinë e zbatuar”, për ta transmetuar mes kolegesh, në të gjitha hallkat e procesit mësimor, brenda e jashtë institucionit.

Më pas, pedagogia e departamentit të Gjuhëve të Huaja, dr. Juliana Çyfeku lektore në këtë takim referoi mbi mënyrat konkrete të përdorimit sallave kompjuterike në mjediset shkollore të arsimit parauniversitar dhe kryesisht në përvetësimin e gjuhëve të huaja.

Gjatë bashkëbisedimit u nënvizua fakti se takime të tilla, ku mësuesit edukatorë të gjuhëve të huaja ndajnë edhe përvojat e tyre personale kanë synim: të krijojnë lidhje institucionale dhe bashkëpunimi interaktiv midis këtyre institucioneve të dijes; ndërthurjen bashkëkohore të njohurive (konteksti akademik dhe konteksti mësimor-shkollor); prakticitet në përdorimin e metodologjive bashkëkohore të mësimit të gjuhëve të huaja, përmes risive që ai prezanton (site dhe mjete virtuale); kalim përmes të mësuarit digjital drejt përvetësimit dhe përforcimit të të mësuarit të fjalorit në gjuhë të huaj; ndërtimi i ‘tasks’/‘ activities’ (ushtrime praktike e interaktive) për të përforcuar, testuar dhe zgjeruar leksikun e përcaktuar në programin lëndor; perfeksionim i kompetencave komunikative etj.

Leave a Reply