Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

VELLIMI POETIK DYGJUHËSH “FRYT» I POETIT TË MIRËNJOHUR RUMUN CEZAR IVANESCU, I PËRKTHYER NGA PROFESOR LUAN TOPÇIU, ËSHTË PREZANTUAR NË NJË VEPRIMTARI TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA DHE DEPARTAMENTI I GJUHËS DHE LETËRSISË, FEF NË BASHKËPUNIM ME QENDRËN RUMUNE TË INFORMIMIT DHE KLUBIN E SHKRIMTARËVE “BOTA E RE”, KORÇË

Në datën 22 nëntor 2021 në mjediset e bibliotekës “Kongresi i Manastirit” u zhvillua një veprimtari për prezantimin e vëllimit poetik dygjuhësh “Fryt” të poetit të mirënjohur rumun me origjinë shqiptare Cezar Ivanescu, i shqipëruar nga profesor Luan Topçiu. Në takim morën pjesë drejtues të departamenteve, pedagogë të FEF, si dhe deputeti i parlamentit rumun z. Bogdan Alin Stoica dhe z. Radu Cosmin Savulescu, drejtor ekzekutiv i Aleancës Shpiptare në Rumani, shkrimtarë, studentë e të ftuar të tjerë.  Në fjalën e hapjes pedagogu, dr. Eris Rusi falënderoi të pranishmit dhe u shpreh se ky botim krahas vlerave letrare dëshmon edhe lidhjet e ngushta që ekzistojnë mes dy vendeve tona mike. Ai përgëzoi përkthyesin që i dha lexuesit mundësinë të ketë në duar një vepër që mbart vlera si në rrafshin poetik, ashtu edhe në atë njerëzor.  Edhe prof. as. dr. Jonela Spaho, dekan i FEF e vlerësoi këtë vëllim poetik, i cili u ofron edhe studentëve të letërsisë mundësinë të lexojnë autorë të njohur të Ballkanit. Më pas e mori fjalën përgjegjësja e departamentit të Gjuhëve të Huaja, phd. Daniela Stoica, njëkohësisht edhe përgjegjëse e Qendrës Rumune të Informimit, duke u ndalur konkretisht në jetën dhe veprën e autorit dhe pëkthyesit të këtij libri, si dhe ftoi pedagogë e studentë të pranishëm të recitonin vargje prej tij. Një vlerësim për vëllimin poetik “Fryt” bëri edhe pedagogu Neli Naço, si dhe dy miqtë nga Rumania, të cilët thanë  se veprimtaria dhe projektet e tyre do të shtohen në të ardhmen për ta bërë sa më të njohur letersinë dhe kulturën shqiptare në Rumani.

Gjatë fjalës së tij përkthyesi Luan Topçiu tha se ky botim që mban emrin e një autori të madh jo pa qëllim prezantohet në Korçë, pasi edhe vetë autori ishte me origjinë nga ky qytet.

Në fund të takimit, atij iu dha edhe Certifikata e Mirënjohjes në shenjë vlerësimi nga Universiteti “Fan S. Noli”, si një personalitet që me përkthimet e tij ka arritur ta zgjerojë jehonën e kulturës shqiptare edhe jashtë kufijve.

Leave a Reply