Në datën 2 tetor 2026 u zhvillua një takim mes drejtuesve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Korçë në kuadër të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit akademik dhe institucional.
Diskutimet kishin në fokus mundësitë konkrete për forcimin e lidhjeve të UNIKO me universitete greke, përmes shkëmbimeve akademike, projekteve të përbashkëta dhe nismave që krijojnë mundësi të reja për studentët dhe stafin.
Takimi shënoi një tjetër hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të partneriteteve të reja dhe konsolidimit të bashkëpunimit ndëruniversitar mes dy vendeve.






