Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” ZHVILLOI EDICIONIN IV TË OLIMPIADËS “RROKE SHKENCËN”

Prej datës 21-25 nëntor 2022 “Laboratoti i Dijes” i Universitetit“Fan S. Noli” zhvilloi Edicionin IV të Olimpiadës “Rroke Shkencën”. Dhjetra nxënës të shkollave të mesme të Qarkut të Korçës u bënë pjesë e 8 olimpiadave, duke testuar njohuritë e tyre në fushën e shkencave sociale, fizikës, matematikës, kimisë, gjuhës angleze, letërsisë etj.  

Në fund të kësaj olimpiade, si çdo vit zhvillohet ceremonia përmbyllëse, ku ndahen çmimet për fituesit. Gjithashtu, kjo ceremoni organizohet për të falënderuar të gjitha shkollat pjesëmarrëse për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin serioz në këtë olimpiadë, e cila tashmë është kthyer në një traditë për Universitetin “Fan S. Noli”.

Leave a Reply