Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

28 DHE 29 NËNTORI DY DATAT MË TË RËNDËSISHME NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR U PËRKUJTUAN NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË NJË TAKIM ME PJESËMARRJEN E NXËNËSVE TË KOLEGJIT “PRECA” NË KORÇË

Në datën 21 nëntor 2022 departamenti i Histoi-Gjeografisë në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit organizoi një takim me pjesëmarrjen e gjerë të nxënësve të kolegjit “Preca” në Korçë.

Ky takim, i cili zhvillohet edhe në kuadër të promovimit të këtij Departamenti u përshëndet fillimisht nga zëvendësdekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, dr. Orjon Ago, si dhe nga përgjegjësi i Departamentit, phd. Metin Venxha. Më pas, nëpërmjet referimeve të pedagogeve, dr. Alba Kreka dhe dr. Ermira Jashiku u prezantuan disa nga ngjarjet dhe faktet më të rëndësishme të periudhës së shpalljes së Pavarësisë dhe të Çlirimit të vendit me temë: “Nëpër rrjedhat e historisë së shtetit shqiptar”. Nxënësit e Kolegjit “Preca” është e disata herë që bëhen pjesë e organizimeve të ndryshme të këtij Departamenti, duke u njohur edhe me stafin, mjediset dhe me mënyrën se si zhvillohen leksionet në auditorët e Universitetit “Fan S. Noli”.

Leave a Reply

sqAlbanian